Superkompjuteri e ka parashikuar fituesin e CL dhe është skuadër angleze
Superkompjuteri i njohur nga ‘FiveThirtyEight’ ka dhënë verdiktin e tij sa i përket fituesit të Champions Leagues.
Manchester City konsiderohet të jetë favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve, 45 për qind favorit, e ndjekur nga Real Madrid 1 për qind dhe përqindje të njëjtë ka edhe skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, Chelsea, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, PSG vlerësohet vetëm 10 për qind të dalë fituese e Ligës së Kampionëve në fund të edicionit.
PSG, pas kualifikimit në gjysëmfinale, pret fituesin e takimit Manchester City dhe Borussia Dortmund për të marrë vesh kundër kujt do të luajë.
Liverpool dhe Real Madrid do të përballen sonte mes veti për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i Chelseas në gjysëmfinale.