Pamje nga festa e çmendur e PSG-së në zhveshtore mbrëmë

Pamje nga festa e çmendur e PSG-së në zhveshtore mbrëmë

Pavarësisht humbjes 1-0 mbrëmë të PSG-së, parisienët prapë arritën të kualifikohen në gjysmëfinale të Champions Leagues, duke e eleminuar Bayern Munichun falë golave si mysafir.

Në fakt, PSG meritoi shpërblim për paraqitjen drithëruese në sulm, me Mauricio Pochettinon që i quajti Mbappen, Neymarin dhe Di Marian si ‘gjenialë’, transmeton Periskopi.

Neymar goditi shtyllën dy herë dhe Manuel Neuer shpëtoi bavarezët në disa raste.

Sidoqoftë, në gjysmëfinale, PSG do të ndeshet me Borussia Dortmundin ose Manchester Cityn.

Qartazi, pati skena emocionuese pas përfundimit të ndeshjes mbrëmë, me Neymarin që dukej i ngazëllyer.

Kamerat e BT Sport pastaj përcollën lojtarët në zhveshtore ku filloi festa. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: