Pamjet në xhirim të ngadalësuar kur Neymar ia fut nën këmbë topin Mullerit, është kënaqësi të shikohen
Kur Neymar është në formën më të mirë, nuk ka futbollist tjetër më të mirë në botë për ta shikuar.
Braziliani kombinon aftësi të jashtëzakonshme dhe efikasitetin me një rezultat drithërues, gjë me të cilën u njoftua edhe Bayern Munichu në të dy ndeshjet cerekfinale të Champions Leagues kundër Paris Saint-Germainit, transmeton Periskopi.
Në ndeshjen e së martës mbrëma në ‘Parc des Princes’, Neymar u emërua ‘Lojtari i Ndeshjes’ për paraqitjen e tij drithëruese, pavarësisht faktit se PSG humbi ndeshjen 1-0.
29-vjecari ishte spektakolar në kohë të caktuara dhe në një natë ku do të kishte pak më shumë fat, ai do të kishte realizuar hat-trick.
Ai duhet të jetë i frustruar që nuk shënoi, por braziliani mund të mbahet në faktin se ai poshtëroi disa lojtarë të Bayernit me aftësi impresive.
Një prej atyre që u poshtërua nga Neymari ishte Thomas Muller.
Në një moment gjatë ndeshjes, superylli i PSG-së u ndal me topin në këmbë, priti Mullerin që t’i afrohej dhe me nënshalancë futi topin nën këmbët e gjeramnit.
Për t’i bërë gjërat edhe më mirë, janë publikuar pamjet në xhirim të ngadalësuar të futjes së topit nën këmbë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Eu te amo Neymar dando uma caneta no Müller e virando a cara na hora de tocar, eu te amo pic.twitter.com/GSWuFKLzss
— neymar jr deprê (@neymarjrdepre) April 14, 2021