Conor McGregor po duket tejet i mprehtë në stërvitje, fansat kanë vërejtur ndryshim në strategji
Duket se Conor McGregor më në fund po i rikthehet metodologjisë së karatesë në UFC, të cilën e ndoqi në fillimet e karrierës.
Në UFC 257, McGregor adaptoi një metodë më direkte, të ngjashme me atë të boksierëve, sic u vërejt edhe në ndeshjen e dytë me Dustin Poirierin, transmeton Periskopi.
Për herë të parë në karrierën e tij, irlandezi e gjeti veten të nokautuar. Spekulimet kanë qenë të vazhdueshme së fundmi rreth një meci mes McGregorit dhe legjendës së boksit Manny Pacquiao.
Mënyra dhe metoda e tij në UFC 257 ndikoi te shumica që të mendonin nëse ai po stërvitej më shumë për atë mec me Pacquiaon se sa për luftën në MMA.
McGregor i la fansat dhe analistët duke kruar kokën me casjen e tij të re.
Si një peshkaqen që nuhatë gjakun nën ujë, Poirier shënjestroi këmbën me të cilën udhëheqë McGregor.
Nga aty, ‘The Diamond’ fitoi me disa goditje brutale, përfshirë disa grushte të pamëshirshme. /Periskopi.com/
Karate stance Conor is back. I hope he’s also ready to ‘cheque’ the kick. This trilogy will be incredible. @TheNotoriousMMA pic.twitter.com/NphmUhNb2A
— Sobervated Conor ?? (@SobervatedConor) April 11, 2021