Lista e futbollistëve më të shtrenjtë në Superligë, Mirlind Daku vetëm në vendin e katërt
Mirlind Daku nuk është futbollisti më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës, pavarësisht shpërthimit sensacional në elitën e futbollit kosovar.
Sulmuesi gjilanas që po shkëlqen te Ballkani e ka një vlerë prej 350 mijë euro në tregun e transferimeve.
Por, primatin në listën e futbollistëve më të vlefshëm e mbanë mbrojtësi i Gjilanit, Ardin Dallku.
Sipas “Transfermarkt”, Dallku vlen 475 mijë euro, derisa pas tij vjen Markon Simonovski i Feronikelit me 400 mijë sosh.
Ngritje në vlerë patën Mirlind Daku, Blendi Baftiu, Armend Thaçi dhe Nazmi Gripshi.
Për më shumë, më poshtë e keni listën me dhjetë futbollistët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës.