I bëri favor Serbisë duke mos i pranuar gol të rregullt Portugalisë, dënohet rëndë gjyqtari holandez
Gjyqtari anësor, Mario Diks është dënuar nga Federata e Futbollit të Holandës.
Ky dënim vjen pasi në ndeshjen Serbi – Portugali, Diks nuk pranoi golin e rregullt të shënuar nga Cristiano Ronaldo.
Edhe pse topi kishte kaluar vijën fatale, goli nuk u pranua nga gjyqtarët e ndeshjes, çka bëri që Ronaldo të nervozohej pa masë.
Ekipi i gjyqtareve në Holandë e kanë larguar nga lista arbitrin. Ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë për ndeshjet e Kampionatit Europian që mbahet këtë vit.