Rikujtojmë momentin më të sikletshëm në histori të futbollit për ditëlindjen e 43-të të Puyolit

Rikujtojmë momentin më të sikletshëm në histori të futbollit për ditëlindjen e 43-të të Puyolit

Nuk shihni karaktere si Carles Puyol më në botën e futbolli.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës ishte definicioni i luftëtarit në fushë.

Ai ishte jashtëzakonisht luftarak, aq sa ishte edhe lojtar fer – për bashkëlojtarët dhe kundërshtarët, transmeton Periskopi.

Si të gjithë kapitenët e mëdhenj, Puyol kërkonte 100% nga të gjithë bashkëlojtarët te Barcelona.

Derisa ai feston sot ditëlindjen e 43-të, menduam t’iu kthejmë në kohë në një prej momenteve më të sikletshme në histori të futbollit, nëse jo më i sikletshmi.

Në vitin 2013, Puyol bëri një gjest brilant pasi Barcelona siguroi titullin në La Liga, pas një fitoreje kundër Real Valladolidit në ‘Camp Nou’.

Puyol refuzoi mundësinë që ta ngriste trofeun i vetëm në sy të fansave, dhe insistoi që këtë nder t’ia jepte Eric Abidalit.

Abidal, i cili së fundmi kishte bërë një transplant në mëlci që e shpëtoi nga tumori, pati mundësinë që ta ngriste trofeun përkrah trajnerit Tito Vilanova, falë bujarisë së Puyolit.

Mirëpo, derisa Puyol zgjati dorën drejt Abidalit, Alex Song (për arsye që ende nuk i dimë) mendoi se atij po i jepej mundësia ta ngriste trofeun.

Oh, Alex.

Song pati një sezon të vështirë debutues me gjigantin katalunas pas transferimit nga Arsenali më 2012, kështu që është e cuditshme pse ai mendoi që Puyoli po e ftonte atë për ta ngritur trofeun.

Edhe sot është e vështirë ta shikojmë videon pa pësuar një dhimbje të lehtë, apo shtrëngim në zemër nga sikleti – por nëse jeni të guximshëm, më poshtë e keni… /Periskopi.com/

Shpërndaje në: