Baba: Askush s’guxon t’i dalë kundër-kandidat Florentino Perezit, i vazhdohet mandati deri më 2025
Kontroversi Florentino Perez do të mbetet president i klubit Real Madrid deri në vitin 2025, pasi të hënën në mesnatë skadoi afati për zgjedhjet e reja presidenciale.
Perez ishte kandidati i vetëm i paraqitur në këto zgjedhje, dhe prandaj bordi i drejtorëve i këtij klubi simpatik nga Madridi i vazhdoi mandatin edhe për katër vjet tjera.
Ky do të jetë mandati i tij i gjashtë në postin e presidentit.
Ndër synimet kryesore në mandatin e tij do të jetë afrimi i Kylian Mbappes ose Erling Haalandit.
Perez ka bërë karrierë të jashtëzakonshme si president me blerje të mëdha.