Ronaldo dhe Georgina pozojnë nga palestra, i gjithë fokusi te figura e bukuroshes

Ronaldo dhe Georgina pozojnë nga palestra, i gjithë fokusi te figura e bukuroshes

Cristiano Ronaldo është i njohur për përkushtimin e tij ndaj stërvitjeve, të cilat nuk i anashkalon as në ditët festive.

Ndërsa në regjim të njëjtë e ka përfshirë edhe partneren e tij, Georgina Rodriguez, qëkur nisën lidhjen e tyre.

Nga një asistente shitjeje, spanjollja tashmë është shndërruar në një modele të famshme falë lidhjes me superyllin e Juventusit.

Njëjtë sikurse portugezi, edhe ajo është kujdesur për të ndërtuar një fizik të admirueshëm, të cilin e ekspozon me krenari.

Kësaj radhe, çifti i famshëm ka shpërndarë një fotografi të përbashkët nga palestra, pasi e kanë kryer seancën stërvitore.

Ndryshe, Ronaldo është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve kanë lindur përmes nënave surrogate, kurse Georgina është nëna e vajzës së vogël, Alana Martina, të cilën e ka lindur në vitin 2017.

Shpërndaje në: