​Tuchel kërkon kujdes të madh në ndeshjen kthyese ndaj Portos

​Tuchel kërkon kujdes të madh në ndeshjen kthyese ndaj Portos

Edhe pse ka shënuar një fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parëm trajneri i Chelseat ka kërkuar nga lojtarët e tij kujdes dhe seriozitet maksimal në ndeshjen kthyese kundër Portos e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Që në fillim të konferencës Tuchel u shpreh i ngazëllyer me rikthimin e mesfushorit N’Golo Knate në skuadër edhe pse tha se ende nuk ka vendosur nëse do të aktivizohet apo jo.

“Kante nuk ka pushuar dhe nuk është stërvitur sa duhet, jemi shumë të kënaqur me rikthimin e tij por do të vendosim vetëm nesër nëse do të luajë ose jo.”, tha Tuchel.

Sa i përket ndeshjes me Porton, tekniku gjerman tha se do të kërkojë përsëri fitore dhe se rezultati i ndeshjes së parë nuk do të merret fare si epërsi për skuadrën e tij.

“Porti mund të jetë shumë e rrezikshme dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë. Nuk duhet të bazohemi tek rezultati i ndeshjes së parë, duhet të fitojmë sërish nesër.”, tha Tuchel në fund.

Shpërndaje në: