Denoncohet si seksizëm gjuha e Tahir Batatinës ndaj gazetares Qeqa Krelani
Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, po dënohet me të madhe në Facebook pas deklaratës ndaj një gazetareje të sportit me emrin Qëndresa Krelani.
I përballur me sulmet e Krelanit dhe mos-sukseset e klubit të tij në futbollin kosovar, Batatina e ka fyer atë duke i thënë se “ti në gazetari mundesh me palu gazeta, ose me pastru diçka por me analizu futbollin në qët mënyrë, jo.”
Këto komente të z. Batatina po interpretohen si sulme seksiste, përcjell Periskopi.
“Niveli yt nuk është në rregull, prej dukjes…” – vazhdoi më tej kryetrajneri i Llapit.
Ka pasur edhe kërkesa për shkarkimin e trajnerit të njohur kosovar. /Periskopi