Eskalon debati për Llapin, Batatina e fyen Qeqën: Ti mund të palosh gazeta ose të pastrosh
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka fyer gazetaren e sportit të RTK-së, Qëndresa Krelanin në një emision të drejtpërdrejt televiziv.
Në një moment, Batatina i ka thënë Qëndresës që njihet si Qeqa, se ‘nuk besoj që ti je në gazetari që e përcjell futbollin, sepse po të ishte ashtu duhet ta shohësh ndryshe… në gazetari ti mund të palosësh gazeta ose të pastrosh, por jo ta analizosh futbollin në këtë mënyrë…po të isha menaxher i juaji do të të lija të palosësh vetëm gazeta‘, ka thënë Batatina, përcjell Periskopi.
I gjithë debati nisi pas kritikave të Qeqës ndaj Batatinës për pozitën e Llapit si klub dhe rezultatet e fundit që kanë pranuar.
‘‘Ti je ende trajner për shkak se i ki vëllezërit aty, se po të mos ishin ata ti do të duhej të skuqesh pak…Me deklarata e me këto rezultate, ti është dashur të largohesh për 10 vite nga pozita‘‘, i ka thënë Qeqa-Batatinës.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Batatinës, i cili përshkallzoi në fyerje ku i përmendi edhe pamjen fizike gazetares së sportit, Qeqës.
‘‘Ti nuk je e nivelit tim për të debatuar për futboll në studio dhe po ta dija që je ti nuk do të vija. Nuk dal më në studio televizive aty ku je edhe ti. Niveli juaj nuk është i nivelit të një gazetareje, së pari, duke filluar nga dukja’’, ka thënë Batatina. /Periskopi