U fjalos me gjyqtarin, ky pritet të jetë dënimi për Zlatan Ibrahimoviç
Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç mund të dënohet me një ndeshje mos-lojë pas kartonit të kuq gjatë fitores 3-1 ndaj Parmas të shtunën.
Veterani u përfshi në dy golat e pjesës së parë, para se të përjashtohej nga loja pas një përplasjeje me gjyqtarin kryesor të ndeshjes.
39-vjeçari i tha diçka arbitrit dhe mori një karton të kuq nga Fabio Maresca, përcjellë KosovaPress.
“Tuttosport” pretendon se ai mund të shpëtojë me vetëm një ndeshje ndalim, por e vetmja mundësi për të anuluar plotësisht kartonin e kuq do të ishte pranimi i gabimit nga gjyqtari në raportin dërguar Gjykatësit Sportiv.
Sulmuesi suedez pritet të apelojë për kartonin e kuq, pasi ai beson se gjyqtari e keqkuptoi fjalën e tij.
Milani mori tre pikë pavarësisht kartonit të kuq dhe është në vendin e dytë në Serie A, një pikë përpara Juventusit, që siguroi një fitore 3-1 ndaj Genoas.