Shokët e Samir Ujkanit te Torino e lënë gojëhapur Ujkanin me gabimin horror (Video)

Shokët e Samir Ujkanit te Torino e lënë gojëhapur Ujkanin me gabimin horror (Video)

Duket se prania  Samir Ujkanit si portier i tretë te Torino ka infektuar edhe futbollistët e tjerë të këtij ekipi me virusin e gabimeve të tmerrshme. Torino po lufton për mbijetesë ani pse ka në ekip disa lojtarë elitarë – e në këtë javë, një rast i vetëm përmbledh sezonin e tyre.

Pas mungesës së Salvatore Sirigut, portierit të parë të ekipit, në portën e Torinos ishte futur serbi Vanja Milinkovic-Savic.

Por, për Torinon luajti edhe qendërmbrojtësi i ri Alessandro Buongiorno në vend të futbollistëve më me eksperiencë.

Në rastin në fjalë, topi futet në zonë, e të cilin e ndal Buongiorno me gjoks – ndoshta me porosinë e portierit të tij.

Topi i rënë në tokë, në vend se të largohet prej Buongiornos, mbrohet prej tij në mënyrë qesharake, derisa portieri Vanja vrapon disi çuditshëm kah krahu i majtë, shkruan Periskopi.

Nga situata e çuditshme dhe qesharake përfiton Nauhel Molina i Udineses që ka portën krejtësisht të pambrojtur, pooooooor, ai godet jashtë.

Duket se të tre futbollistëve në fjalë iu duhet të punojnë më shumë për pozicionimin dhe balancin e tyre trupor.

Më poshtë, nga sekondi 00:40 keni rastin në fjalë:

Shpërndaje në: