Tensionohet situata në “Style Star” sherr mes vajzave “Ty s’të mban mirë burri!”

Tensionohet situata në “Style Star” sherr mes vajzave “Ty s’të mban mirë burri!”

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Style Star show nën moderimin e Kiara Titos është futur një konkurrente e re Fjona dhe ka prezantuar veshjen e saj në stilin e viteve 90’ sic edhe ka qenë tema.

Por ajo ka patur përplasje me një tjetër konkurrente Violën, e cila ka thënë se nuk i pëlqen veshja dhe më pas vajzat e kanë kthyer në një cështje personale.

Kiara ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe ka pyetur Fionën se si i duket hyrja e saj në emision.

Por Fiona e acaruar nga Viola ka thënë se nuk mund të gjykohet nga konkurrente që i mban burri dhe nëse do ai ato duken mirë. Sipas mendimit të saj Violën nuk e mban mirë burri dhe këtë tregon pamja e saj në emision.

Kaq ka mjaftuar që situata të acarohet më tepër por me kërkesë të Kiarës, Fiona i ka kërkuar falje Violës nëse e ka prekur në pjesë personale.

Shpërndaje në: