Mourinho: Pogba është dashur të përjashtohet me të kuq
Jose Mourinho është bindur se Paul Pogba është dashur të përjashtohet me të kuq, pas humbjes 3-1 të Tottenhamit kundër Manchester Unitedit në Londër.
Mourinho i pyetur nga gazetari në lidhjen me rastin e anulimit të golit për Manchester United në pjesën e parë, ai është shprehur se skuadra e tij është dëmtuar.
“Mendimi im është se nuk e kemi merituar këtë rezultat aspak. Ne ishim të pa fat sepse, ndoshta, Pogba është dashur të ndëshkohet me karton të kuq për goditjen me bryl në Serge Aurier”, ka deklaruar ish trajneri i Manchester United, Mourinho, transmeton Insporti.com.
Pogba dhe Aurier gjatë pjesës së parë kishin një duel, të cilin gjyqtarët e ndeshjes nuk e cilësuan si të pa lejuar, dhe nuk kërkuan fare ndihmën e sistemit VAR.
Në pjesën e parë, Manchester United shënoi golin e parë të ndeshjes nëpërmjet Edinson Cavanit, por iu anulua për shkak se Scott Mctominay kishte goditur në fytyrë Heung Min-Son.
Gjyqtari kryesor Chris Kavanagh në fund vendosi për ta anuluar golin, edhe pse e shikoi në monitor rastin në fjalë.
“Djajtë e Kuq” fituan ndeshjen duke e përmbysur rezultatin nga 1:0 në 1:3, me golat e Fred, Edinson Cavanit dhe Mason Greenwood.
Për londinezët shënoi jug-koreani, Son.
Mourinho dhe mesfushori francez Paul Pogba nuk kanë raporte të mira, që nga koha e tyre në Manchester United, pasi sipas portugezit Pogba është fajtori kryesor që ai është shkarkuar nga gjiganti anglez.
Pogba ishte rikthyer në Man Utd në vitin 2016 pas kërkesës së Jose Mourinhos për shumën e 100 milionë eurove.