Nxemja e De Geas para ndeshjes me Tottenhamin shpjegon pse ai e ka humbur vendin e startuesit
Duket se Dean Henderson është tash numri 1 i Manchester Unitedit.
Ole Gunnar Solskjaer vendosi për David de Gean të startonte në fillim të sezonit, mirëpo, pasi spanjolli u rikthye në Spanjë për lindjen e birit muajin e kaluar, u hap mundësia për Henderson që të luante, transmeton Periskopi.
Dhe këtë mundësi ai e ka kapur me të dy duart.
Pavarësisht rikthimit të De Geas, Solskjaer ka vendosur të qëndrojë me Hendersonin dhe njejtë veproi edhe të dielën kundër Tottenhamit.
Henderson performoi në mënyrë brilante, derisa United regjistroi një fitore 3-1.
Derisa Solskjaer po fliste për portierët e tij para ndeshjes, kamerat u fokusuan në nxemjet e portierëve.
Dhe nëse norvegjezi do ta kthente kokën, ai do ta shihte De Gean duke humbur dy topa rresht, derisa Henderson shihet duke i kapur dy topat që i erdhën. /Periskopi.com/
Ole talking about De Gea playing well and being in form, having two number ones, whilst he’s doing this ??? #TOTMUN pic.twitter.com/VC5JxGrxok
— Dom (@djrsummers) April 11, 2021