CR7 i interesojnë vetëm sukseset individuale: Ai hodhi fanellën i frustruar në fushë, pavarësisht fitores sot

CR7 i interesojnë vetëm sukseset individuale: Ai hodhi fanellën i frustruar në fushë, pavarësisht fitores sot

Pavarësisht se Juventusi mposhti Genoan, Cristiano Ronaldo nuk arriti ta përmbajë frustrimin, duke hedhur fanellën në fushë pas vërshëllimës së fundit.

Sulmuesi portugez dështoi të shënojë gol në fitoren e Juves 3:1 kundër Genoas në Torino dhe ishte dukshëm i mllefosur gjatë pjesës së dytë duke i nxitur bashkëlojtarët e vet ta shërbenin me topa.

Ish-ylli i Real Madridit nuk ia kishte dalë të shënonte në portën boshe nga rreth dy metra në pjesën e parë, duke e qëlluar shtyllën pingule, por Alvaro Morata shënoi nga topi i kthyer për t’i dhënë bardhezinjve epërsinë e dyfishtë.

Ronaldo u largua nga fusha i mllefosur pas përfundimit të ndeshjes, pasi e hodhi në tokë fanellën, pranë portës kundërshtare.

Fanellën e tij e mori menjëherë një mbledhës i topave pas portës, por Ronaldo ishte larguar tashmë i pakënaqur.

Ronaldo vijon të prij në garë për Këpucën e Artë në Serie A, me 25 gola, katër më shumë se Romelu Lukaku i Interit dhe shtatë më shumë se Luis Muriel i Atalantës.

Shpërndaje në: