Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme

Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar dy ndeshjet e paraparë të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja e javës së 28-të në elitën e futbollit kosovar u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” mes Llapit dhe Dritës.

Ndeshja që u zhvillua në Podujevë i takoi kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës me rezultat 2:4.

Me këtë fitore, Drita ngritet në vendin e parë me 61 pikë, kurse Llapi mbetet në vendin e shtatë me 33 sosh.

Ndërkaq, ndeshjen mes Drenicës dhe Prishtinës në “Bajram Aliu” e fituan kryeqytetasit.

Goli i Leotrim Kryeziut në minutën e 73-të ia dhuroi fitoren skuadrës së Zekirija Ramadanit.

Me fitoren e sotme, Prishtina mbetet në vendin e parë me 57 pikë, kurse Drenica në vendin e tetë me 30 sosh.

 

Shpërndaje në: