Meghan Markle nuk do të jetë në varrimin e Prince Philip, ja pse
Vdekja e Princit Philip tronditi Mbretërinë e Bashkuar.
Teksa vendi u zhyt menjëherë në zi, shumë menduan nëse vdekja e bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeth do të ishte në gjendje të ribashkonte anëtarët e familjes mbretërore Britanike, “të ndarë në shtëpi” nga fluturimi i Harry dhe Meghan për në Shtetet e Bashkuara.
Sidoqoftë, duket se vetëm Duka i Sussex do të jetë në gjendje të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, i cili duhet të mbahet brenda një jave.
Meghan do të qëndrojë në Kaliforni dhe gjithashtu duket se ka një arsye të mirë për ta bërë këtë.
Dukesha e Sussex është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe duket se mjeku e këshilloi atë të mos udhëtonte në Britani të Madhe.
Siç është raportuar nga një zëdhënës i Pallatit Buckingham, cituar nga Mirror, Harry do të jetë në gjendje të udhëtojë në Angli për të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip, por do të jetë ende i detyruar të ndjekë protokollet anti Covid-19, duke përfshirë një karantinë dhjetë-ditore.