Pamje nga meçi brutal ku boksierja mbeti me një të ënjtur horror në sy
Elbanie Bridges, një boksiere australiane, pësoi dëmtime të rënda në fytyrë gjatë një meçi të pamëshirshëm me dhjetë runde kundër Shannon Courtenay mbrëmë.
Bridges humbi meçin e parë porofesional, pavarësisht startit impresiv, transmeton Periskopi.
U desh vetëm një goditje e rëndë për ta lënë Bridges me një dëmtim horror haematoma në syrin e djathtë.
Deri në rundin e tetë, syri i Bridge u ënjt përtej pritshmërive, duke arritur në gjendje ku u mbyll totalisht.
Pavarësisht se tha se po luftonte me sy të lënduar, një vendim kontravers ia lejoi asaj të vazhdonte.
Duke treguar guximshmëri të pashoq dhe duke luftuar me dhimbje në sy, Bridges mori disa goditje në kokë por asnjëherë nuk u rrëzua.
Shikoni më poshtë përmbledhjen e meçit. /Periskopi.com/