Erling Haaland mund të bëhet futbollisti i parë në histori që fiton një milion në javë

Erling Haaland mund të bëhet futbollisti i parë në histori që fiton një milion në javë

Shumat që po ndërlidhen me transferimin e Erling Haalandit këtë verë janë drithëruese.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit po ofrohet nëpër Evropë nga agjenti i tij Mino Raiola, me klube si Barcelona, Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United që po lidhen me të, transmeton Periskopi.

Për shkak të vështirësive financiare, Dortmundi mund të detyrohet ta shesë talentin e jashtëzakonshëm që ka në Haalandin.

20-vjecari ka shënuar 34 gola në Bundesligë në vetëm 38 ndeshje dhe ka thyer disa rekorde në Champions League.

Janë vetëm disa klube që mund ta përballojnë shumë e transferimit të tij – lëre më pagën astronomike.

Deri në verë kur fillon aksioni i vërtetë, është e pamundur të parashikojmë sa do të fitojë Haalandi. Kjo e thënë, Raiola thuhet se ka plane të mëdha për klientin e tij, me ‘The Mirror’ që raporton se ai dëshiron ta bëjë norvegjezin lojtarin e parë në histori që fiton një milion në javë.

City, Real Madrid dhe PSG mendohet se janë klubet e vetme që kanë kapacitet të mbulojnë një pagë të tilla. Raiola beson se do të gjejë një klient që do të pranojë këto kushte.

Kujtojmë se Lionel Messi aktualisht fiton 550 mijë euro në javë , ndërsa Neymar 600 mijë euro te PSG. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: