Koeman u largua i frustruar nga intervista pasi gazetari refuzoi ta pranonte se ishte penallti
Një ‘El Clasico’ dramatike përfundoi me zhgënjim për Barcelonën, derisa Real Madridi rrëmbeu primatin në tabelën e La Ligas me një fitore 2-1.
Kthehemi disa ditë prapa dhe Ronald Koeman po lavdërohej që arriti ta kthejë në binarë sezonin e skuadrës.
Mirëpo, shpresat e blaugranëve për titull pësuan goditje të madhe të shtunën mbrëma, transmeton Periskopi.
Goli i Oscar Minguezas nuk mjaftoi për t’i nxjerr ndonjë pikë Barcelonës, me Karim Benzeman dhe Toni Kroosin që ia kishin siguruar një epërsi 2-0 fillimisht Real Madridit.
Gjërat kanë mundur të shkonin ndryshe nëse skuadra e Koemanit do të fitonte një penallti kur Ferland Mendy ndërhyri në Martin Braithëaiten në zonë.
Jesus Gil Manzano nuk ishte i bindur dhe refuzoi të drejtonte gishtin nga 11-metërshi. Kjo nxiti një reagim frustrues nga Gerard Pique pas vërshëllimës së fundit, me Koemanin që poashtu u fut në fushë për ta konfrontuar gjyqtarin.
Holandezi mezi e ruajti qetësinë kur dha intervistën.
”Në pjesën e parë nuk ishim të mirë. Në pjesën e dytë u përmirësuam,” tha ai.
”Thjesht kërkoj nga gjyqtarët që të pranojnë vendimet. Ishte penallti… ishte shumë e qartë.
”Por duhet ta pranojmë dhe ta mbyllim gojën. Ishte vërtetë e qartë. Shumë e qartë.”
Koeman pastaj pyeti intervistuesin: ”Ti e pe, a ishte penallti?”
Gazetari nuk tha që ishte, duke nxitur ish-trajnerin e Evertonit të largohej me frustrim. /Periskopi.com/
Ronald Koeman leaves the Post match Interview after the Interviewer/Journalist refuses to say that Mendy commited a penalty on Martin Braithwaite.
Ridiculous & Childish. Such a classless move. Pathetic. pic.twitter.com/Sn97QCeAlY
— BlancoReport (@BlancoReport) April 10, 2021