Çmenduri: Casemiro goditi në dorë gjyqtarin në ‘El Clasico’, pastaj i qeshi në fytyrë Koemanit pas kartonit të kuq
Mos u mashtroni nga kartoni i kuq – Casemiro dhuroi një paraqitje brilante kundër Barcelonës.
Mesfushori i Real Madridit ishte një prej arsyeve kryesore pse thatësia e Messit në ‘El Clasico’ shkoi në shtatë ndeshje, transmeton Periskopit.
Casemiro i fitoi të gjitha duelet zonale dhe bëri më shumë ndërhyrje se cdo lojtar tjetër në fushë.
Mirëpo, paraqitja e tij e mirë mbeti nën hijën e dy reagimeve të nxituara brenda pak minutave, me gjyqtarin Jesus Gil Manzano që ia tregoi dy herë kartonin e verdhë, para se ta përjashtonte.
Gjyqtari ishte njeriu i momentit, më së shumti sepse Ronald Koeman dhe Gerard Pique ishin të frustruar me vendimin e tij që të mos akordonte penallti në të mirë të Martin Braithëaite.
Sidoqoftë, një incident që kaloi nën radar ishte konfrontimi mes vetë Manzanos dhe Casemiros.
Në pamjet të cilat qarkulluan në rrjetet sociale, 29-vjecari po përfshihej në një konfrontim me Ilaix Moriban.
Pasi gjyqtari u mundua të ndërhynte, Casemiro shihet duke e goditur për dore atë.
Este manotazo de Casemiro a Gil Manzano no lo verás repetido en ningún lado porque la caverna protege bien a sus jugadores. La impunidad con Casemiro es tal que hasta él se permite agredir a un árbitro. Y Gil Manzano parece que le deba pedir hasta perdón. pic.twitter.com/XvWPw1UNQZ
— UncleWiiz (@TheTruthWiiz) April 10, 2021
Ka pak gjasa që tash të merren masa në lidhje me këtë incident, por është sjellje e papranueshme ndaj gjyqtarit.
Casemiro nuk e la me aq.
Pasi u përjashtua në fund të ndeshjes, ai gjithashtu u pa duke iu drejtuar me buzëqeshje bankës rezervë të Barcelonës.
Koeman ishte i zënë duke protestuar, derisa Casemiro e shikoi dhe qeshi. Disa fansa mendojnë se ai në mënyrë të qëllimshme u mundua ta nervozojë trajnerin blaugranas. /Periskopi.com/