Ja çka i tha Ibrahimovic gjyqtarit para se të përjashtonte direkt me të kuq kundër Parmës

Ja çka i tha Ibrahimovic gjyqtarit para se të përjashtonte direkt me të kuq kundër Parmës

Milani arriti të nxjerr pikë të plota nga ndeshja e vështirë kundër Parmës të shtunën pasdite.

Fitorja 3-1 e ‘Rossonerëve’ ishte shumë e vështirë sepse, pas golave nga Ante Rebic dhe Franck Kessie, Zlatan Ibrahimovic u përjashtua me të kuq, transmeton Periskopi.

Ishte e paqartë cka ndodhi. Pas një ndërhyrjeje në Hakan Calhanoglun, gjyqtari akordoi goditje dënimi në të mirë të Milanit.

Në zhvillim e sipër, ai nxori kartonin e kuq dhe ia tregoi Ibrahimovicit që e kishte përballë.

Askush nuk e dinte përse e bëri. Të paqartë incidentin e ka si duket edhe vetë suedezi, nëse marrim parasysh deklaratën e Stefano Piolit pas ndeshjes.

”Zlatan më tha se ai diskutoi dicka me gjyqtarin për pak, por nuk tregoi mungesë respekti dhe absolutisht nuk e ofendoi. Nuk kam folur me Marescan, kështu që nuk e di,” tha fillmisht trajneri i Milanit.

”Zlatan më tha se gjëja e fundit që i tha ishte: ‘Pra, nuk je i interesuar në atë që po them?’ Nuk isha aty, kështu që nuk e di.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: