Havertz dhuroi një prekje absolutisht gjeniale në paraqitjen masterklas kundër Crystal Palace sot
Kai Havertz ka performuar nën standardet e pritshme që prej kur u transferua te Chelsea nga Bayer Leverkuseni në verën e kaluar.
Pasi impresionoi në Bundesligë, Chelsea vendosi ta transferonte për rreth 76 milionë euro, transmeton Periskopi.
Mirëpo, ai ka pasur vështirësi të adaptohet në futbollin anglez.
Ai më në fund arsyetoi cmimin e tij në ndeshjen që Chelsea e zhvilloi sot kundër Crystal Palacet.
Ai shënoi në minutën e tetë me një goditje të bukur.
Pak më vonë, ai asistoi në golin tjetër të realizuar nga Christian Pulisic.
Por kjo nuk është e tëra… ai gjithashtu dhuroi një prekje absolutisht drithëruese gjatë ndeshjes.
Ylli i ‘Të Kaltërve’ tregoi aftësi gjeniale teknike derisa ngriti topin mbi Patrick van Aanholtin në zonë.
Fatkeqësisht, goditjen e tij e priti Vicente Guaita. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Kai Havertz is absolutely unplayable when on form. Wow. #CRYCHE pic.twitter.com/62cFpLq7bz
— LDN (@LDNFootbalI) April 10, 2021