Milani-Parma fillon pas pak: Këto janë formacionet zyrtare
Milani luan si mysafir i Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.
Alessio Romagnoli ende mungon shkaku i lëndimit, por shtysë e madhe për Piolin është rikthimi i Mario Mandzukic dhe Rafael Leaos.
Edhe Brahim Diaz është rikthyer nga lëndimi dhe është i thirrur për këtë takim.
Por, në përgjithësi, Pioli ka në përbërje gati të gjithë skuadrën përpos Davide Calabrias, Maldinit dhe Romagnolit.
Ndërkohë për Parman, është rikthyer sulmuesi Gervinho pas një mungese të gjatë.
Formacionet zyrtare të klubeve.
Parma Calcio: Sepe; Conti, Bani, Gagliolo, Pezzella; Kucka, Hernani, Kurtic; Man, Pellé, Gervinho.
AC Milan: Donnarumma, Kalulu, Kjaer, Tomori, Hernandez, Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic, Ibrahimovic.