Man City është mposhtur nga Leedsi me dhjetë lojtarë, falë një goli dramatik në kohën shtesë
Leeds United ka mposhtur me dhjetë lojtarë Man Cityn në ‘Etihad’ me rezultat 2-1.
Skuadra e Marcelo Bielsas arriti të pamundurën falë një goli dramatik të vonshëm nga mesfushori versatil, Stuart Dallas, transmeton Periskopi.
Irlandezi tregoi qetësi të jashtëzakonshme në kundërsulm për të shënuar prapa krahëve të Edersonit.
Ishte një moment i jashtëzakonshëm dhe një që do të mbahet mend gjatë nga fansat e Leedsit.
Shikoni golin më poshtë.
GOOOL STUART DALLAS ⚽️?
Manchester City 1 ? 2 Leeds#PremierLeague
— Garra Sports (@GarraSportsMx) April 10, 2021
Fatmirësisht për Raphinan, dështimi i tij për të nxjerr më të mirën nga Ederson nuk i kushtoi në fund.
Në përgjithësi, Leeds ishte mjaft solide në këtë fitore, derisa tregoi këmbëngulësi të jashtëzakonshme për ta mbajtur Cityn të heshtur. /Periskopi.com/