Lajm i keq nga Franca: Përfundon sezoni para kohe për Valon Berishën
Një lajm i rëndë për adhuruesit e kombëtares së Kosovës dhe futbollistëve të saj vjen nga Franca. Bëhet fjalë për Valon Berishën.
Ekipi i tij, Reims, ka njoftuar se Berisha e ka mbyllur sezonin 2020-21 para kohe.
Një gjë e tillë ka ndodhur pasi Berisha tashmë do t’i nënshtrohet operimit të gjurit dhe do të pauzojë për tetë javët e ardhshme.
Klubi nga liga e parë franceze [Ligue 1] ka bërë me dije se Berisha do të jetë i gatshëm para se të fillojë sezoni i ardhshëm.
Mesfushori kosovar ka luajtur 27 herë këtë sezon për ekipin e tij, ka shënuar një gol të vetëm dhe ka bërë tri asistime, njërin prej të cilëve për Arbër Zenelin. /Periskopi