Vdekja e Princit Filip: Jose Mourinho ndalon konferencën për shtyp për të nderuar të ndjerin
Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho ka bërë një veprim që po përkrahet shumë në Britani.
Ai ka ndalur konferencën për shtyp për të nderuar Princin Filip i cili vdiq në moshën 99 vjeçare.
Derisa po fliste në një konferencë shtypi para ndeshjes me Manchester Unitedin, Mourinho përmendi vdekjen e burrit të mbretëreshës para se të përgjigjej, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
“Më vjen keq që po ndalem, do t’i përgjigjem pyetjes, më vjen keq sepse sapo lexova lajmin e trishtë për Pinc Filipin,” tha menaxheri portugez.