Dinamo Zagrebi mposhtet nga Villarreali: Lirim Kastrati u inkuadrua në pjesën e dytë dhe u vlerësua me këtë notë
Dinamo Zagrebi është mposhtur në ndeshjen e parë cerekfinale të Europa Leagues, nga Villarreali, me rezultat 1-0.
Goli i lojtarit të Kombëtares së Spanjës, Gerrard Moreno, nga penaltia në minutën 44’të, i ka mjaftuar skuadrës nga Spanja për të marr avantazhin e konsiderueshëm për ndeshjen e dytë e cila zhvillohet javën e ardhshme.
Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, u inkuadrua në minutën e 61, ku zhvilloi një 30 minutësh të mirë dhe u vlerësua me notën 6.5.