Ylli i Borussia Dortmundit poshtërohet keq nga klubi, e harruan në stadium – autobusi u nis pa të
Mats Hummels sigurisht se duhet të jetë i frustruar me klubin e tij, Borussia Dortmund, pas asaj që i ndodhi pas përfundimit të ndeshjes kundër Kolnit.
Me të përfunduar ndeshja, siç e do zakoni, kontigjenti i futbollistëve dhe stafit u grumbullua në stadium, transmeton Periskopi.
Autobusi u nis, pavarësisht se Hummels ende nuk kishte hipur, teksa mungesën e tij nuk e vërejti askush.
Gjithnjë sipas ‘Bild’, 32-vjeçari mbeti i befasuar nga lëshimi i klubit dhe u desh të kthehej vetë në qytet. /Periskopi.com/