KOK i bën me rroga 24 bursistë që ‘premtojnë’ sukses në të ardhmen

KOK i bën me rroga 24 bursistë që ‘premtojnë’ sukses në të ardhmen

Komiteti Olimik i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje, sipas të cilave do t’i sponsorisojë me nga një pagë mujore 24 bursistë në kuadër të ‘Shpresa Olimpike 2021’, si dhe dy bursistë olimpikë për Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’.

Të pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Hotel Sirius, ishin drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kurse nga afër ceremoninë e përcollën edhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, transmeton Gazeta Olle.

Presidenti Krasniqi theksoi se përkrahja e sportistëve të federatave të ndryshme po bëhet pas  vendimit të marrë  në muajin shkurt nga Bordi i kaluar Ekzekutiv i KOK-ut, derisa theksoi se bursat do të ngriten edhe më shumë si për bursistët olimpikë, ashtu edhe për bursistët “Shpresa Olimpike.

Sportistë që iu është ngritur Bursa Olimpike Tokio 2020

Elhami Shabani (karate) nga 100 Euro në 250 Euro

Arti Krasniqi (not) nga 100 Euro në 250 Euro

Sportistët që do të përfitojnë bursa si “Shpresa Olimpike 2021” nga KOK-u

Vlera 150 Euro në muaj

1.    Eda Zeqiri (not)

2.    Vesa Ibrahimi (karate)

3.    Arbër Kullashi (xhudo)

4.    Bashkim Bajoku (boks)

5.    Yllka Jashari & Melirona Avdullahi (volejboll) nga 75 Euro

7.    Kiana Kryeziu (skitari)

 

125 Euro në muaj

8.    Albina Deliu (atletikë)

9.    Fresk Sylhasi (tenis)

10.Olt Kondirolli (not)

11. Bleonit Bytyqi (mundje)

12. Blerton Nuha (çiklizëm)

13. Kreshnik Mahmuti (pingpong)

 

100 Euro në muaj

14. Albulena Guri (futboll)

15. Astera Tuhina (basketboll)

16. Betim Idrizi (hendboll)

17. Arbnor Berisha (shenjëtari sportive)

18. Shega Hasani (pingpong)

19. Bleor Ivanja (triathlon)

20. Auron Syla (mundje)

21. Edonit Telaku (shenjëtari sportive)

22. Lirije Peci (triatlon)

23. Elvis Çitaku (gjimnastikë)

24. Valëza Rama (gjimnastikë)

Shpërndaje në: