Sellma tha se grimin Osmanit ia bën falas, Baraliu: Shkelje e rëndë dhe korrupsion

Sellma tha se grimin Osmanit ia bën falas, Baraliu: Shkelje e rëndë dhe korrupsion

Analisti Bleron Baraliu ka komentuar deklaratën e grimeres Sellma Kasumoviq se presidentes Vjosa Osmani grimin ia ka bërë falas.

Baraliu e vlerëson si shkelje të ligjit.

Edhe Periskopi sot ka raportuar për çmimet e larta që ka Sellma për shërbimet e saj.

 

Ja reagimi i plotë:

Shkelje e ligjit apo jo?!

Sellma paska thene qe grimin e ben falas per Presidenten.  Nese kjo brenda vitit perben vlere tregu mbi 50 euro, sipas ligjit ne Kosove eshte shkelje e rende dhe korrupcion, apo jam gabim?!  Aq me keq nese nuk eshte deklaruar dhe aprovuar si ‘dhurate’!

P.s. Une s’kam gjetur menyre t’u jap dhurata mjekeve dhe infermiereve ne QKUK as pas lirimit te plote nga klinika.  Dikush me thoni, mbi cfare baze Presidentja mund te pranoj keso dhurata, qe sigurisht prekin qindra euro, ne mos mijera, brenda nje viti?!  Feim, cka thua ti, a ka spjegim kjo pune?

 

Shpërndaje në: