Simone Inzaghi infektohet me COVID-19
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka testuar poztivi në testin për COVID-19.
Klubi lëshoi një deklaratë duke bërë të qartë se një anëtar i stafit doli pozitiv për COVID-19, përcjell lajmi.net.
Gruaja e Inzaghi, Gaia Lucariello, konfirmoi përmes Instagram se e gjithë njësia e saj e familjes ishte pozitive për Coronavirus.
“Përshëndetje për të gjithë”, shkroi ajo.
“Ne donim t’ju bënim me dije se fatkeqësisht e gjithë familja jonë doli pozitive për Coronavirus pas një testi të bërë në shtëpi!
“Ndihemi mirë dhe jemi në izolim, sipas protokollit! Përqafime”.
Inzaghi pritet të humbasë ndeshjet e Lazios kundër Veronas, Beneventos dhe mund të rikthehet për ndeshjen ndaj Napolit më 22 prill.