Pamje fascinuese të një 11-vjeçari duke luajtur futboll profesional me seniorë në Liberi
Çdo futbollist ëndërron të shkëlqejë nga një moshë e re.
Të bësh të rriturit të duken si budallenj me aftësitë e tua si tinejxher? Vërtetë është qershia mbi tortë për lojtarët, por është diçka jashtëzakonisht e vështirë të arrihet, transmeton Periskopi.
Madje edhe futbollistë të moshës 18, 19 dhe 20-vjeçare shpesh kanë vështirësi të konkurrojnë në nivelin senior, pasi thjesht nuk e kanë eksperiencën dhe fuqinë e kërkuar për të shkëlqyer.
Mirëpo, një i ri në Liberi totalisht i ka shkatërruar rregullat e pashkruara në këtë aspekt.
Një hap para, Eric Marshall.
11-vjeçari, i cili luan për skuadrën FC Gar’ou nga Liberia në Ligën e Katërt të vendit, ka shkuar viral në rrjetet sociale falë një videoje ku shihet duke luajtur kundër të rriturve.
Befasisht, mesfushori i ri nuk duket aspak inferior në pamjet e mëposhtme. Ai vazhdimisht kërkon topin, bën disa pasime të mira dhe mban topin shumë mirë. /Periskopi.com/
11-year-old Eric Marshall playing senior football in the Liberian 4th tier!
Wow.
(via @African_Insider) pic.twitter.com/8MEOu3aU7k
— Football Talent Scout – Jacek Kulig (@FTalentScout) April 6, 2021