Tetë futbollistë të Sassuolos rezultojnë pozitiv me Covid-19 vetëm disa minuta para ndeshjes me Interin
Rastet me Covid 19 sa vinë dhe shtohen në futbollin italian.
Sassuolo ka njoftuar se 8 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, në prag të takimit ndaj Interit në Serie A.
Ky takimi ishte shtyer për shkak se në radhët e Interit kishin rezultuar katër lojtarë me Covid 19, ndërsa ekziston mundësi e madhe që takimi të shtyhet përsëri.
Lojtarët me Covid 19 janë: Caputo, Berardi, Locatelli, Defrel, Ferrari, Muldur, Ayhan, & Bourabia.
Takimi është në program të fillojë nga ora 18:45.