Ardian Ismajli: Shpifje skandaloze ndaj meje, jeni të paguar të më luftoni
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i Spezias, Ardian Ismajli, ka reaguar ndaj lajmeve të pavërteta që kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme, duke thënë se do të ndërmarr veprime ligjore, raporton Insporti.
Në një intervistë për “La Nazione La Spezia”, mbrojtësi ka treguar vuajtjet e luftës në Kosovë dhe kalimin e tij në Serie A, si dhe ka përmendur Përfaqësuesen e Kosovës.
““Të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një ëndërr e madhe sepse ekipi kombëtar përfaqëson të gjithë shqiptarët që u ndanë pas luftës në 6 vende të ish Jugosllavisë dhe ata që padyshim jetojnë në pjesë të tjera të botës. Ndërsa ekipi kombëtar i Kosovës përfaqëson vetëm Kosovën. Të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një privilegj, por unë ende ndjek me shumë dashuri edhe Kosovën ku kam lindur dhe jam rritur” – deklaroi ai.
Deklarata e tij është ndryshuar, duke shkruar se Ismajli ka thënë se në Kosovë mund të luajnë të gjithë nacionalitet e tjera, teksa në Shqipëri vetëm shqiptarët.
Pas një kohë kjo deklaratë është fshirë nga mediat sociale.
Reagimi i plotë pa ndryshime redaktoriale:
Te nderuar , Klan Kosova postoi nje shkrim skandaloz dhe shum te pavertet ku menjher neser me avokatet e mi do ti padis per shpifje skandaloze ndaj Meje. E verteta qendron se une gazetes Italianes i ka dhen intervist nder te tjerat kam then se Kombtarja e Shqipris i perfaqeson te gjithe Shqiptaret qe jemi ndar ne gjasht shtete jo ne gjasht Republika. Lufta speciale nga qarqet e ndryshme duke filluar nga shtypi analiste nuk ka mbaruar ende por kot e keni sepse une kam kaluar veshtersi edhe me te mdha nga kercnimet per likfidim e deri te fundosja ne karrier. Qdoher kam qen i fort i pathyeshum e ne veqanti nga nata e sontme fortsia ime ka arrit majet.Ju qe jeni te paguar te luftoni te perpiqeni ne mnyrat me te ulta njerzore kot e keni vetem se me dhimseni se ju vetveten jeni duke e fundos.