De Laurentiis kritikon FIFA-n dhe UEFA-n: Lojtarët janë qenie njerëzore, nuk janë makina

De Laurentiis kritikon FIFA-n dhe UEFA-n: Lojtarët janë qenie njerëzore, nuk janë makina

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis pajtohet me trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola kur thotë se UEFA dhe FIFA po vrasin lojtarët.

Trajneri spanjoll Guardiola mbrojti politikën e tij të rotacionit në Manchester City dhe pretendoi se UEFA dhe FIFA ‘vranë lojtarët’ me orarin e ndeshjeve.

“Ata janë qenie njerëzore, nuk janë makina”, tha Guardiola për gazetarët. “Ata kanë nevojë për pushim. UEFA dhe FIFA vranë lojtarët sepse është shumë.

“Nuk kemi pasur një mesjavë të lirë që kur kemi filluar, as edhe një”, ka thënë ai.

Sponsor Partenopei mbështeti Guardiola dhe tha se ai  pajtohet plotësisht me ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bayern Munchen.

“Kjo është ajo që unë jam duke thënë që kur fillova të interesohem për futbollin! Më në fund një person inteligjent dhe i përgjegjshëm. Faleminderit Guardiola”, tha presidneti Napolit.

Shpërndaje në: