Caktohen gjyqtarët për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Dy ndeshjet e Kupës së Kosovës do të luhen nesër, ku veçse janë caktuar edhe gjyqtarët e këtyre ndeshjeve.

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar Shpëtim Murtezin që të drejtojë ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Në këtë takim, përpos gjyqtarëve kryesorë, Selim Isufi do të jetë gjyqtari i katërt.

Njëri ndër gjyqtarët më të njohur në Superligën e Kosovës, Genc Nuza, do të drejtojë duelin tjetër mes Istogut dhe Dukagjinit.

Ai do të ndihmohet nga Edmond Zeqiri dhe Besnik Morina, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Besfort Kosumi.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën (7 prill), nga ora 15:00. Ndërsa ndeshjet e dyta më 21 prill

Shpërndaje në: