U poshtërua 8-0 nga Belgjika, jep dorëheqje trajneri i Kombëtares evropiane
Pas humbjes 8-0 të Bjellorusisë nga Belgjika për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”, sot ka ardhur edhe dorëheqja e trajnerit të kombëtares bjelloruse Mihail Markel,
“Kam analizuar situatën pas ndeshjes ndaj Belgjikës dhe kam arritur në konkluzionin se duhet të dorëhiqem si trajneri i skuadrës kombëtare të Bjellorusisë,”- lexohet në vendimin e teknikut Markel.
Bjellorusia në fushatën eliminatore të botërorit “Katar 2022” renditet në vendin e parafundit me 3 pikë pas dy ndeshjesh, ku ka arritur të fitojë ndaj Estonisë dhe të humbasë 8-0 ndaj Belgjikës.