David de Gea i ofrohet top klubeve evropiane
Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea i është ofruar top klubeve evropiane nga reprezentuesit e tij.
Spanjolli është i lidhur me largimin nga “Old Trafford” në muajt e fundit dhe është i përgatitur që të largohet në verë.
De Gea humbi pozitën në formacionin bazë edhe pse Ole Gunnar Solskjaer i ka premtuar dy portierëve se do jenë të rëndësishëm deri në fund.
Sipas Daily Mail, 30-vjeçari është i gatshëm t’i jap fund aventurës pas një dekade me “Djajtë e Kuq”.
Ende nuk është caktuar ndonjë çmim, por United thuhet se kërkon 50 milionë euro.
Paga e lartë e De Gea prej 375 mijë euro në javë mund t’iu nxjerrë probleme klubeve të tjera dhe spanjolli është i detyruar të pranojë zbritjen nëse dëshiron largimin.
Që nga viti 2011, ‘gardiani’ ka bërë më shumë se 430 paraqitje duke mbajtur portën e paprekur 153 herë.