Tuchel për shkarkimin nga PSG-ja: Biseda zgjati vetëm dy minuta
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel është kthyer prapa për të treguar si ndodhi shkarkimi nga PSG-ja.
Tuchel ishte në krye te gjiganti francez, por u shkarkua nga posti gjatë kohës së krishtlindjeve.
Trajneri zbuloi se biseda zgjati vetëm dy minuta, ku u njoftua për shkarkimin.
“Ishte shumë befasuese, sepse me 22 dhjetor, për herë të parë në mbrëmje e ndjeva shkarkimin”.
“Kisha bisedë me drejtorin sportiv. E dija që shkarkimi ishte mundësi, por nuk mendoja se ishte reale. Fituam 4-0… pastaj biseda zgjati vetëm dy minuta. Nuk kishte shumë që mbetej që flitet. U ngrita thashë se kam një problem dhe u largova. I bëmë gjërat bashkë dhe u rikthyem në shtëpi për të festuar krishtlindjet”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Tuchel arriti që të kualifikohej me Chelsean deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do përballet me Porton.