Me Ledjanën e kishte? Habit Mevlani: Kur dashuron personin e gabuar

Me Ledjanën e kishte? Habit Mevlani: Kur dashuron personin e gabuar

Mevlan Shaba është konkurrenti më i vjetër në “Për’puthen”, pasi është pjesë e programit që nga fillimi i këtij sezoni. Ai ka dalë në takime me vajza të ndryshme, por vetëm së fundmi mori vendimin e rëndësishëm.

Djali nga Kavaja deklaroi se ishte në emision vetëm për Ledjanën, madje më pas edhe kjo e fundit bëri të njëjtën deklaratë.

Por një ditë më parë Mevlani i habiti të gjithë me postimin që bëri në “Instastory”. Ai ndau me ndjekësit një foto të tij, të cilën e kishte shoqëruar me këngën “Love Story”.

Ai ka shkëputur nga kënga pjesën ku shprehet: “Më theve zemrën tani je me tjetër tregomë a m’ke harru. Ty gabimet të mbetën shkatërrove veten, tash je tu më kërku”.

 

Por vëmendjen më të madhe e ka marrë shkrimi që ka shkruar në foton e tij. “Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”, shkruan ai, duke i lënë fansat me pikëpyetje se çfarë ka ndodhur.

 

Këto kohë Mevlani ka treguar se gjërat me Ledjanën po shkojnë më së miri, madje ai e ka surprizuar këtë të fundit edhe me dhurata jashtë emisionit. Të presim për të kuptuar se për kë e kishte këtë dedikim konkurrenti i “Për’puthen”.

 

 

Shpërndaje në: