Era Istrefi thotë se ndihet krenare për zgjedhjen e Vjosa Osmanit-Sadriu presidente

Era Istrefi thotë se ndihet krenare për zgjedhjen e Vjosa Osmanit-Sadriu presidente

Këngëtarja shqiptare ka uruar presidenten pas zgjedhjes së saj.

Era ka shfrytëzuar storien në Instagram duke publikuar një fotografi bashkë me Vjosa Osmani-Sadriun derisa ka shkruar një urim.

Po ashtu, artistja shqiptare ka thënë se është krenare dhe e ardhmja do të jetë e ndritur për Kosovën me zgjedhjen e Vjosa Osmanit-Sadriut për presidente.

“E ardhmja do të jetë e ndritur. Urime për Kosovën. Nuk mund të jem më krenare”, kanë qenë fjalët e Erës.

Ndryshe, krijuesja e hitit “Bon Bon” gjatë fushatës zgjedhore para datës 14 shkurt ka realizuar një bisedë me Vjosa Osmanin-Sadriu, tashmë presidenten e vendit me të cilën kanë biseduar për mundësinë e artistëve shqiptar në depërtimin e tregut ndërkombëtar.

Shpërndaje në: