Manchester United e mposht Brighotnin me përmbysje

Manchester United e mposht Brighotnin me përmbysje

Manchester United e ka mposhtur me rikthim 2:1 Brightonin të dielën, duke e bërë një hap të madh drejt sigurimit të vendit të dytë në Premierligë këtë sezon.

Marcus Rashford dhe Mason Greenwood shënuan për ta kompletuar rikthimin në pjesën në Old Trafford, pasi Danny Welbeck e kishte kaluar Brighonin në epërsi duke shënuar ndaj ish-ekipit në pjesën e parë.

Kjo fitore nënkupton se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer tani mbledh 60 pikë në vendin e dytë në tabelën e Premierligës, katër më shumë se Leicester City në vendin e tretë dhe nëntë më shumë se Chelsea në vendin e katërt, tetë ndeshje para përfundimit të sezonit 2020/21.

Brighton, që vinte nga dy fitore në dy ndeshjet e fundit, por u frymëzua nga Welbeck – i cili kishte shënuar në tri vizitat e fundit si titullar në Old Trafford – që i dha epërsinë befasuese herët në takim kur e mposhti Hendersonin me kokë pas tentimit të dytë në minutën e 13-të.

Por shpresat e vizitorëve, që janë duke luftuar për mbijetesë, për të dalë me tri pikë nga vizita në Mançester filloi t’ia shuajë Rashford në pjesën e dytë, i cili e barazoi rezultatin në minutën e 62-të duke e mposhtur Sanchezin një goditje brilante pas një asisti nga Bruno Fernandes.

Greenwood pastaj e kompletoi rikthimin e djajve të kuq duke shënuar nga afërsia pas një asisti të rastësisht të Paul Pogbas, i cili në tentim për të goditur në portë e çoi topin te anglezi.

Brighton do të ketë punë për ta siguruar mbijetesën, sepse është vetëm gjashtë pikë larg zonës së rënies nga elita tetë ndeshje para fundit të sezonit.

Shpërndaje në: