Këta futbollistë të Kombëtares së Kosovës shkëmbyen fanellat me De Gean, Busquetsin dhe Ramosin
Kombëtarja e Kosovës u kthye e zhgënjyer nga udhëtimi drejt Sevillës së Spanjës, ku pësoi disfatë 3-1, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.
Golat nga Dani Olmo 34′, Ferran Torres 36′ dhe Gerard Moreno 75′, ia siguruan fitoren ‘La Rojas’, teksa golin e vetëm për ‘Dardanët’ e shënoi Besar Halimi me një goditje spektakolare në minutën e 70-të.
E pas vërshëllimës së fundit, gazetari i Periskopit prezent në stadiumin ‘La Cartuja’, aty ku po luhej ndeshja, vuri re momentin kur Visar Bekaj shkëmbeu fanellën me David de Gean.
Bekaj gjithashtu siguroi edhe fanellën e Sergio Busquetsit, teksa parakaloi emra si Alvaro Morata e Sergio Ramos për ta kërkuar atë të mesfushorit gjenial të Barcelonës.
Ndër të tjerash, Leart Paqarada dhe Vedat Muriqi poashtu nuk mbetën duarthatë, teksa siguruan fanellën e Sergio Ramosit – nga një secili. /Periskopi.com/