Ylli i Chelseat përjashtohet nga stërvitja e skuadrës pas përplasjes me Kepa Arrizabalagan

Ylli i Chelseat përjashtohet nga stërvitja e skuadrës pas përplasjes me Kepa Arrizabalagan

Ecuria e Thomas Tuchelit prej 14 ndeshjeve pa humbje si trajner i Chelseat, përfundoi në mënyrë të papritur të shtunën pasdite.

Skuadra e gjermanit u mposht 5-2 nga skuadra që rrezikon të bie nga liga, falë edhe përjashtimit të Thiago Silvas herët në pjesën e parë, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, sipas ‘The Telegraph’, Antonio Rudiger është përjashtuar nga stërvitja e të dielës pas përplasjes me Kepa Arrizabalagan.

Antonio Rudiger & Kepa Arrizabalaga clashed in training

Incidenti thuhet se ndodhi drejt fundit të sesionit të një ndeshjeje me ekipe të vogla, me Rudigerin që ndërhyri në bashkëlojtarin e tij.

Gjërat eskaluan shpejtë, derisa të dy shtyen njëri-tjetrin dhe kur Tuchel e kuptoi se Rudiger nuk po qetësohej, ai vendosi që ta largonte për ta qetësuar, teksa Kepa e përfundoi sesionin.

Raporti shton se Tuchel tashmë po e konsideron si çështje të kryer këtë problem dhe nuk beson se do të vazhdojë të ketë tensione mes dyshes. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: