Andin Lokaj: Ky është fillimi i fundit i Challandesit te Kosova

Andin Lokaj: Ky është fillimi i fundit i Challandesit te Kosova

Bernard Challandes i ka ditët e numëruara si trajner i Kosovës.

Periskopi raportoi sot se tekniku zvicëran do të shkarkohet së shpejti, pasi ndeshjet e marsit ishin shansi i fundit për të, teksa ‘Dardanët’ u mposhtën 3-0 nga Suedia dhe 3-1 nga Spanja, duke minimizuar gjasat për sigurimin e një vendi që dërgon në Kupën e Botës nga Grupi B.

Njëri prej atyre që ka dalë haptazi kundër Challandesit sot është mbrojtësi Leart Paqarada, i cili – ndër të tjerash – tha se sa të jetë 69-vjeçari trajner më nuk do të luajë për Kosovën.

Shikoni reagimin e tij të plotë më poshtë.

Se Challandes i ka ditët e numëruara te Kosova pajtohet edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj, i cili për Redaksinë tonë e ka komentuar rastin e Paqaradës duke thënë:

”Learti ka qenë lojtari me më së shumti minutazhë në ekipin e tij nga të gjithë lojtarët tjerë në Kombëtare dhe e kuptoj qëndrimin e tij aktual”

“Sa i përket Challandes rrespekt për punën që ka bërë, por më duket se ky është fillimi i fundit të tij në Kombëtare.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: