Tatuazhi i ri i Marcel Brozovicit është thjesht bizar

Tatuazhi i ri i Marcel Brozovicit është thjesht bizar

Mesfushori i Interit dhe Kroacisë, Marcelo Brozovic zbuloi tatuazhin e ri dhe është tejet i çuditshëm – emotik i bombës duke shpërthyer në qafën e tij, transmeton Periskopi.

Nuk është diçka shumë e re për Brozon, pasi ai tashmë ka një fytyrë emotike me gjuhë jashtë në dorën e tij.

Tatuazhi i pazakontë, me bombë në qafë, u vu re nga fansat syshqiponjë gjatë ndeshjes së Interit kundër Bolognas.

Duket se ai po mundohet ta shndrrojë veten në një postim të Twitterit që ecën.

Brozovic është i fiksuar me artin në trup, teksa ka mbi 20 tatuazhe. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: